“Duhet të përfundojnë deri në 3 gusht”, presidenti i UEFA-s vendos ultimatum për 2 kompeticionet madhore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2020 | 22:52

“Duhet të përfundojnë deri në 3 gusht”, presidenti i UEFA-s vendos ultimatum për 2 kompeticionet madhore

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin u shpreh qartë se Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës duhet të përfundojnë deri në datën 3 gusht.

Uefa-President-Aleksander-Ceferin.-AFP

Në një intervistë për televizionin gjerman “ZDF”, kreu i futbollit europian theksoi se mund të apliklohet formula e play-off me 4 ose 8 skuadrat më të mirë, si dhe këto raunde do të zhvillohen me vetëm një ndeshje në fushë asnjëanëse.

“Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës duhet të përfundojnë deri në datën 3 gusht. Është një situatë e jashtëzakonshme, kështu që duhet të tregohemi më fleksibël me datat dhe orarin e ndeshjeve. Mund të luajmë ose me këtë sistem që kemi, ose me vetëm një ndeshje në fushë asnjëanëse. Deri tani ka një variant për t’u zhvilluar me 4 ose 8 skuadrat më të mira”, përfundoi Ceferin.

PANORAMASPOR.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"