“Duhet të kontribuojmë për qytetin”, kapiteni i Kukësit viziton stadiumin: Me standarde europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2021 | 14:00

“Duhet të kontribuojmë për qytetin”, kapiteni i Kukësit viziton stadiumin: Me standarde europiane

Kapiteni i Kukësit,Gjelbrim Taipi ka bërë një vizitë në qytet, ku ka parë dhe stadiumin e ri. Në një prononcim për mediat Taipi foli dhe për objektivat e klubit.

taipi

Vizita në Kukës?
Sot vizitova qytetin e Kukesit sepse do të jete shtëpia jonë. Ishte një stadium fantastik, me kushte Europiane dhe me një fushë shumë të mirë. Normalisht përderisa derdhim djersë për Kukësin, e ndjejmë veten kuksian sepse duhet të kontribuojmë për këtë qytet.

Festat?
Janë shumë familje që kanë nevojë dhe me organizimin e shumë futbollistëve kemi bërë dhurata disa pako ushqimore. Këtë nuk po e them për të treguar se çfarë kemi bërë ne por për t’iu thënë edhe atyre që kanë mundësi, të ndihmojne. Uroj që në 2022 të kthehemi në Kukës dhe të njihemi edhe më tepër me qytetin.

Objektivi?
Faza e dytë nuk ka mbaruar akoma. Kemi 28 pikë dhe normalisht ka vend për afrime dhe janë të mirëseardhur. Merret drejtori Pero Pejiç. Ndoshta kemi nevojë për ndonjë mbrojtës apo sulmues dhe presim krahapur kushdo vjen”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"