Duhej të kishte rinovuar, zbulohet arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes Ibrahimoviç dhe Milan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 12:59

Duhej të kishte rinovuar, zbulohet arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes Ibrahimoviç dhe Milan

Dje duhej të ishte dita e zyrtarizimit të kontratës së Zlatan Ibrahimoviçit për sezonin e ri me Milanin, por firmat do të shtyjnë. Asnjë problem me marrëveshjen e cila është arritur tashmë mbi bazën e një rroge prej 6.5 milionë eurosh në sezon plus 500 mijë euro të tjera në formë bonusesh.

ibrahimovic

Vonesa, vjen si pasojë e një vizite të sulmuesit në Suedi. Ai nuk do të jetë me Milanin sepse është i skualifikuar, ndaj me lejen e klubit është larguar për në atdhe për arsye personale.

Vetëm pas kthimit të tij në Milano do të mund të ketë një zyrtarizim të akordit që nuk u cënua as nga polemikat e shumta që kanë shoqëruar Ibrën në javët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"