Dueli ndaj Teutës, Laçi bën prova para finales së Kupës kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 11:14

Dueli ndaj Teutës, Laçi bën prova para finales së Kupës kundër Vllaznisë

Laçi ka siguruar matematikisht vendin e dytë dhe në këto tri javët e fundit luan më së shumti për të ndihmuar kryegolashënuesin Saliu Guindo që të fitojë “Këpucën e Artë”.

LACI

Trajneri Shpëtim Duro, që në ndeshjen ndaj Skënderbeut, u mundua t’u jepte hapësirë lojtarëve që kanë marrë pak minuta këtë kampionat.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe sot në Durrës, ku gjasat më të mëdha janë që të ketë një rrotacion. Emra si Spaho, Qato dhe Zulfiji, që kanë qenë më tepër në stol, pritet ta nisin sërish titullarë.

Nuk dihet nëse Duro do të vazhdojë të aktivizojë në portë Dajsinanin apo do të rikthejë Sherrin. Megjithatë, e rëndësishme për trajnerin është që skuadra të jetë në gjendjen optimale dhe të shmangen dëmtimet në prag të finales së Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë.

Të gjitha përgatitjet janë në kuadër të kësaj ndeshjeje, që do të luhet më 31 maj në stadiumin “Air Albania”.

Por, për të shkuar deri aty duhen shlyer edhe dy ndeshje për kampionatin, aty ku bardhezinjtë luajnë praktikisht për… qejf.

LA]

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"