Dueli ndaj kurbinasve, Aleksi: Mundim Laçin dhe shpresojmë për… Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2022 | 12:55

Dueli ndaj kurbinasve, Aleksi: Mundim Laçin dhe shpresojmë për… Europën

Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, mendon se ekipi është duke bërë mirë tashmë dhe s’ka vend për eufori pavarësisht nga fitorja e fundit. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, Aleksi është besimplotë për suksesin e radhës, ndërsa evidenton se te shokët ka parë dëshirën e duhur për të kaluar me sukses Laçin. Durrsakët e dinë që përballë kanë një kundërshtar të fortë, madje është vetë mesfushori që thekson se ata janë ekipi i mirë, pavarësisht momentit të mirë që po kalojnë. E megjithatë, kjo nuk e pengon lojtarin që të besojë dhe tentojë të marrin fitoren.

albano aleksi

Një fitore ndaj Kastriotit ishte një lloj vazhdimësie pozitive?

Teuta këtë sezon është ndërtuar për të fituar në çdo ndeshje pavarësisht që të tilla ndeshje duhen fituar. Ndeshja me Kastriotin na dha një gjendje psikologjike më të mirë për vazhdimësinë në kampionat gjë që është shumë e rëndësishme në këtë fazë të nxehtë të kampionatit.

A jeni gati për ndeshjen e parafundit ndaj Laçit?

Po e përgatisim me seriozitet ndeshjen dhe do të mundohemi të marrim kontrollin e lojës që në start. Të zotërojmë sa më shumë topin dhe të shfrytëzojmë rastet për shënim. E dimë se çfarë duhet për të fituar në të tilla duele.

Prisni të vijoni me fitore?

Objektivi është të fitojmë dhe të ruajmë këtë ecuri të mirë. Ndaj Laçit duhet të bëjmë një ndeshje të mirë dhe duhet të fitojmë.

Sa i druheni Laçit në këtë ndeshje?

E dimë që Laçi është një skuadër që ka ndryshuar disi, por ne duam të fokusohemi vetëm te loja jonë. Na pret një ndeshje e vështirë pasi kundërshtari është shumë i fortë. Do të shohim dhe do ta analizojmë ndeshjen e kampionatit ndaj tyre, të gjithë e dimë çfarë duhet të bëjmë. Besoj se në fund do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv, edhe pse duhet te djersitim shumë për këtë gjë. Një fitore do të ishte shumë e rëndësishme për vazhdimësinë.

Si është atmosfera dhe si po e prisni këtë ndeshje?

Si gjithmonë, të tilla ndeshje janë të rëndësishme, pasi tanimë kemi arritur të fitojmë, kemi qenë të angazhuar dhe kemi bërë shumë mirë. Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, pasi duam të tregojmë që kemi stof kampioni. Atmosfera si gjithmonë është shumë e mirë dhe grupi është shumë mirë, ndaj besoj që do të kalojmë mirë.

A keni ndonjë ide se çfarë mund të merrni nga kjo ndeshje?

Në çdo ndeshje ne futemi për të bërë mirë, por, pse jo, edhe për të fituar, pavarësisht se do të jetë përballje e fortë. Kundërshtari është shumë i fortë, por edhe ne jemi goxha të fortë, ndaj objektiv primar kemi fitoren. Për momentin jemi të fokusuar të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje.

Ku mund të shkojë Teuta që aktualisht ndodhet në vendin e 6-të?

Objektivi ynë është ndeshja me Laçin, pasi me kontigjentin që kemi në dispozicion, duhet të fokusohemi te kjo ndeshje. Ne do t’i bëjmë hyzmetin deri në fund më pas se çfarë do të rezervojë fati dhe ndeshjet e tjera do e shohim në fund.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"