Dueli ndaj Juventusit, trajneri Tiago Mota: Nuk kemi nevojë për motivim ekstra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 17:32

Dueli ndaj Juventusit, trajneri Tiago Mota: Nuk kemi nevojë për motivim ekstra

Trajneri i Specias, Tiago Mota, thotë se lojtarët e tij do të jenë ekstra të motivuar për përballjen kundër Juventusit. “Të gjithë do të donin të luanin”, tha ish-lojtari i Interit, i cili ka arritur fitoren e parë kundër Venecias dhe ka grumbulluar 4 pikë në po kaq ndeshje.

Thiago Moto

“Lojtarëve u duhej kjo fitore”, shtoi braziliani, i cili vlerëson skuadrën e Alegrit: “Të luash kundër Juves, Interit dhe Milanit nuk ka nevojë për motivime të veçanta. Kush nuk do të donte të luante në një ndeshje të tillë. Niveli i skuadrës së Juventusit është i jashtëzakonshëm. Ndoshta nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë, por pres skuadrën që pashë me Malmon dhe Milanin në pjesën e parë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"