Dueli me Kukësin, Erzeni me sytë nga infermieria…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 13:31

Dueli me Kukësin, Erzeni me sytë nga infermieria…

Erzeni po kryen përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit që zhvillohet në “Niko Dovana” ditën e shtunë në orën 17:00.

331346518_602869235189103_5448878314184392182_n

Pas pesë javësh më në fund ekipi i drejtuar nga Kapllani iu rikthye fitores duke mundur Egnatian me rezultatin 2-1 me gola të dyshes së famshme Nonato-Kahrimanoviç. Fatmirësisht për Erzenin ndeshja e radhës luhet përsëri në shtëpinë e tyre të re ku njohin vetëm dy humbje. Një prej tyre ka ardhur pikërisht ndaj Kukësit që është kundërshtari i radhës dhe Erzeni duhet të bëjë kujdes, pasi ekipi i drejtuar nga Hallaçi gëzon një formë mjaft të mirë duke marrë 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe vjen po nga një fitore me përmbysje ndaj Teutës në Kupë. Rezultatet e dy fazave të para ndërmjet Erzenit dhe Kukësit kanë sjellë dy fitore në transferta përkatësisht për secilin ekip.

Erzeni renditet i pesti me 36 pikë i ndjekur nga Kukësi vetëm me 2 pikë më pak. Shijakasit do të tentojnë të rrisin diferencën e pikëve. Kujtojmë këtu që ekipi i Erzenit prej më shumë se një muaji vuan mungesat e disa lojtarëve shumë të rëndësishëm si Kadriu, Enck, Sadiki, Krasniqi, Asani, Troplini, Duka, Leao, ndër to një pjesë e madhe janë mbrojtës, ku ndeshjen e fundit Erzeni u “sajua” në mënyrë mjaft inteligjente në formacion duke korrur sukses. Javën e kaluar nga këta lojtarë vetëm Leao u aktivizua pak minuta, ndërkohë që pritet në vazhdim të fitohen sa më shumë lojtarë nga riaftësimi për të rritur forcat në fushën e blertë. Erzeni ka treguar një shpirt luftarak me sedër të lartë sportive, duke qenë ekip emblemë këtë sezon për sa i përket grintës dhe mbështetësve të zjarrtë.

RONALD FAJA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"