Dueli i titullit, Juve-Napoli arbitrohet nga “fatsjellësi i Zonjës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 16:47

Dueli i titullit, Juve-Napoli arbitrohet nga “fatsjellësi i Zonjës”

Do të jetë Xhanluka Roki “ligjvënësi” i duelit të titullit, JuventusNapoli, të dielën në mbrëmje, në Torino. Duke parë rëndësinë e takimit, zgjedhja e disenjatorit Ricoli duket më se e drejtë, duke parë se “bilbili” nga Firence është jo vetëm arbitri më i mirë, por edhe ai që do të përfaqësojë Italinë në Botërorin rus.

roki

44-vjeçari do ta drejtojë për të katërtën herë në karrierë këtë duel, por në tre precedentët vihen re tri fitore të Juves: e para në marsin 2008, 1-0 për bardhezinjtë, duel i vendosur nga Iakuinta; në vitin 2013 Juve-Napoli 3-0, me gola të Jorentes, Pirlos e Pogbasë dhe sezonin e kaluar 2-1, sërish në veri të Italisë, me Higuainin që godiste ish-skuadrën e tij, pas golave të Bonuçit e Kajehon.

Për sa u përket precedentëve në total, Xhanluka Roki numëron 32 kundër Juventusit (26 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje) si dhe 34 ndaj Napolit (16 fitore, 8 barazime dhe 10 humbje).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"