Duelet e “Play-Off”-it në Kategorinë e Dytë/ Kualifikim dramatik i Devollit, feston edhe Oriku. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2022 | 17:59

Duelet e “Play-Off”-it në Kategorinë e Dytë/ Kualifikim dramatik i Devollit, feston edhe Oriku. Ja rezultatet

U luajtën në orë 15:00, dy sfidat “Play-Off” të Kategorisë së Dytë. Në Grupin A, në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, Oriku mposhti me rezultatin 1-0, Veleçikun, duke avancuar më tej, teksa do të përballet më pas me Pogradecin, për të diskutuar një biletë për në Kategorinë e Parë.

Laberia-Devolli

Ndërkohë sfidë interesante edhe në Grupin B, ku përballë në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit, ishin Devolli dhe Labëria. 90 minutat u mbyllën në barazim pa gola, teksa ndeshja shkoi me shtesë, por edhe shtesat nuk prodhuan gola. Teksa fati i buzëqeshi juglindorëve nga pika e bardhë e penalltisë.

Fillimisht Cane dhe Demiri gabuan për bilishtarët, ndërkohë që portieri Beqiri bëri heroin duke pritur 2 penallti, teksa njëri prej futbollistëve vlonjatë e dërgoi topin jashtë kuadratit. Devolli do të përballet me skuadrën e Turbinës së Cërrikut në sfidën finale.

REZULTATET:

GRUPI B:

FT: DEVOLLI-LABËRIA 0-0

Kualifikohet Devolli me penallti

GRUPI A:

FT: ORIKU-VELEÇIKU 1-0

Tushi 36′ 

FORMACIONET ZYRTARE:

DEVOLLI-LABËRIA

DEVOLLI: Beqiri, Çuko, Cane, Pere, Fifo, Agolli, Demiri, Xhambazi, Nallbati, Pelo, Gonzalez.

LABËRIA: Durakoviç, Gjoni, Deliaj, Rapo, Kreshpa, Seferaj, Malko, Kasaj, Dalanaj, Mirani, Sina.

GJYQTARË: A.Beqiri, A.Shkreta, F.Kolleshi (TIRANË)

 

ORIKU-VELEÇIKU

ORIKU: Muho, Gjinaj, Tahiraga, Sheme, Çaushaj, Kapo, Metaj, Tushi, Qejvani, Capoj, Kongjini.

VELEÇIKU: Bajri, Kacaj, Elbasani, Balaj, Çokaj, Dibra, Bega, Shekaj, Banushaj, Rustemi, Hajdari.

GJYQTARË: A.Stolaj, Xh.Mani, G.Qirici (TIRANË)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"