“Duam finalen e Kupës tani”, Memelli pas barazimit me Tiranën: Skuadrat morën atë që merituan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 15:09

“Duam finalen e Kupës tani”, Memelli pas barazimit me Tiranën: Skuadrat morën atë që merituan

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli ka folur pas barazimit me Tiranën, teksa për “Gol pas Goli, u shpreh se skuadrat morën atë që merituan.

bandicam 2021-04-10 15-01-05-751

“Të dyja skuadra vinin me objektiva të ndryshme. Tiran do te ti afrohej kreut. Mundësitë i kanë. Ne e dinim vështirësinë e ndeshjes, e dinim çfarë mund të na bënte kundërshtari. U munduam të jemi agresivë në prapavijë dhe të mos i linim të bënin lojën e tyre. Nuk kishim shumë raste të dyja skuadrat. Kam dyshime për golin e Mensah. Unë jam realist dhe them se skuadrat mirën atë që merituan. Janë edhe 9 javë. Ne do e respektojmë kampionatin. Kundërshtarët po bëjnë lojën e tyre, ne tonën. Sido që të jetë, sot nuk na mposhti jë skuadër e fortë si Tirana. Ne duhet të mësohemi me vështirësitë.

Ne ishim koshientë që Tirana do e mbante zotërimin e topit më shumë se ne. Duhet të dimë që lojtarët e sulmit tonë kanë më shumë konsum se lojtarët e Tiranës, apo të tjerë, pas zotërimit të topit. Menduam të fusnim Vangjelin dhe të spostonim Marën para, që të mbanim më shumë topin. Unë jam i mendimit që të dyja skuadrat morën atë që dhanë në fushë. Nuk e afruam kundërshtarin te porta, për të na rrezikuar.

Kupa dhe mbijetesa? Për Kupën, çdo skuadër që do ishte, do kishte konsumim energjish. Ne do luajmë ndeshjen tonë me Teutën, me bindjen se do shkojmë në finale. Do preferoja fitore me Teutën, edhe në Kupë edhe në kampionat.”, tha Memelli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"