Drejtori teknik i Luftëtarit, Çavo: Presim oferta më të mira për Bregun dhe Abazajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 18:43

Drejtori teknik i Luftëtarit, Çavo: Presim oferta më të mira për Bregun dhe Abazajn

Luftëtari është gati të lërë të largohen Dejvi Bregun dhe Kristal Abazajn, nëse në klub do të mbërrijnë ofertat e duhura ekonomike. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i ri teknik i klubit, Vangjel Çavo, i cili pranoi se shitja e dy futbollistëve varej nga ajo që i ofrohej klubit.

vangjel cavo luftetari

“Besoj se Bregu dhe Abazaj janë të domosdoshëm për ekipin, të shohim në të ardhmen. Presim oferta më të mira se besoj se vlejnë më shumë. Bregu ka kontratë që mbaron këtë vit, ndërsa Abazaj ka edhe dy vite kontratë me Luftëtarin

Kemi folur me lojtarët dhe mendojmë t’i mbajmë. Për çdo klub, lojtarët bazë janë të domosdoshëm, por siç funksionojnë klubet kudo në Europë, edhe shitjet janë të domosdoshme dhe për t’i mbajtur nga ana financiare, është logjike”, deklaroi Çavo për “SuperSport”.

Ai bëri të qartë se pavarësisht vendimit për të mbajtur apo jo këta dy lojtarë, klubi kishte synime të qarta. “Objektivi është vazhdimësia e sezonit të kaluar me stafin e ri dhe lojtarët e rinj që kemi afruar, të bëjmë lojë të bukur dhe të kënaqim spektatorët”, tha ai.

“Kemi bërë afrime me lojtarë nga Argjentina e Uruguai, kemi afruar Shkurtajn, lojtar i njohur i Shpresave që ka luajtur në shumë ekipe në Europë dhe besojmë se do të jetë vazhdimi i suksesit të vitit të kaluar”, deklaroi Çavo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"