Drejtori sportiv i Leverkusenit “paralajmëron” Çelsin: Një artist si Haverc nuk ka ulje çmimi nga Covid-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 14:15

Drejtori sportiv i Leverkusenit “paralajmëron” Çelsin: Një artist si Haverc nuk ka ulje çmimi nga Covid-19

Çelsi është prej kohësh i interesuar për mesfushorin e Bajern Leverkusen, Kai Haverc. Ekipi anglez është në negociata për transferimin e talentit gjerman për një shumë prej 76 milionë euro.

havertz

Por klubi gjerman kërkon për lojtarin e tij plot 100 milionë euro. Së fundmi ka qenë drejtori sportiv i Bajern Leverkusenit, Rudi Voller që ka paralajmëruar Çelsin se klubi anglez duhet të plotësojë kërkesat e Leverkusenit nëse do që të marrë Havercin. Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” drejtori sportiv i Leverkusenit, Voller u shpreh: “Ne e dimë që ka interes nga shumë skuadra, sidomos nga Çelsi por për në situata është e qartë.

Haverc ka ende dy vite kontratë dhe nëse dikush e do sipas termave tonë në rregull, në të kundërt ai qëndron edhe një vit. Nuk do jetë e lehtë, por për një artist si ai nuk ka ulje çmimi nga Covid-19”, përfundoi drejtori sportiv i Leverkusenit, Voller.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"