Drejtori i Kukësit jep lajmin e mirë për verilindorët, Nexhipi: Javën tjetër do prezantojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 17:51

Drejtori i Kukësit jep lajmin e mirë për verilindorët, Nexhipi: Javën tjetër do prezantojmë…

Drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi, është shprehur se skuadra duhet bëjë kthesën ditën e sotme ndaj Vllaznisë, për të mos i vështirësuar gjërat për të ardhmen. Gjithashtu Nexhipi për “Supersport” tha se nga java tjetër klubi mund të prezantojë 3-4 afrime në skuadër.

nderim-nexhipiii-960x640-770x470

“Është ndeshje shumë e rëndësishme. Po luajmë kundër ekipit kryesues, Vllaznia një ekip cilësor. Do jenë 90 minuta shumë të rëndësishme, duhet të japim maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv. Kemi punuar për afrime, nga java tjetër do konkretizohen 3-4 afrime.

Emrat i kemi dhe mendoj që javën e ardhshme mund t’i prezantojmë. Nuk na tremb asgjë ndaj Vllaznisë. Nëse duam të bëjmë kthesën duhet ta bëjmë që sot, shpresoj ët dalim fitues.”. tha Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"