Dovedan me “dhimbje koke”, katër titullarë i mungojnë Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2019 | 17:02

Dovedan me “dhimbje koke”, katër titullarë i mungojnë Bylisit

Në Ballsh janë duke bërë një sezon të mirë, madje si skuadër janë duke bindur me statistika, si me golat e shënuar, plus 10, ashtu edhe me ata të pësuar.

pEPOSHI BYLIS

Ballshiotët kanë sulmin dhe mbrojtjen më solide në këtë kampionat, ndërsa duket se javët e fundit nuk po i lënë rehat as mungesat e titullarëve. Antoni Beji u operua pas javës së parë, ndërkohë që është dëmtuar edhe Elton Turabov, azerbajxhanasi që ishte mbërthyer në një nga pikat e forta të Bylisit. Sikur të mos mjaftonin këta të dy, duket se janë dëmtuar edhe Qardaku e Ntepe.

Të katër lojtarët i kanë prishur jo pak punë trajnerit Dovedan. Pas sfidës me durrsakët, kreu i pankinës ballshiote tha se ngjeshja e kalendarit ka ndikuar edhe në dëmtime, pasi ngarkesat nuk përballohen, ndonëse organika e Bylisit është e pasur. Në dy javët e fundit janë aktivizuar si titullarë dy lojtarë 20-vjeçarë, Barjamaj në mesfushë dhe Hadroji në mbrojtje. Nuk duhet harruar që ndaj Vllaznisë mungon edhe Peposhi që mori të kuqe ndaj Teutës…

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"