Dosja, UEFA dyshon te Skënderbeu-Tirana 2-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2016 | 15:22

Dosja, UEFA dyshon te Skënderbeu-Tirana 2-1

Zbardhen dita-ditës fakte të reja në lidhje me hetimin që po bën UEFA për dyshime për trukimin e takimeve të ndryshme të Skënderbeut.tirana skenderbeu1 Gazeta “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë disa të dhëna të tjera që janë listuar si fakte në dosjen që i është dorëzuar klubit bardhekuq për studim, në mënyrë që të mbrojë me faktet e veta duke kundërshtuar të gjitha raportet që janë paraqitur në këtë fashikull. Burime të sigurta bëjnë me dije se një nga ndeshjet që po hetohet nga drejtuesit e organit më të lartë të futbollit europian është pikërisht takimi mes Skënderbeut dhe Tiranës, i mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të korçarëve. Bëhet fjalë për ndeshjen e javës së katërt të fazës së parë të kampionatit, e luajtur në Korçë më 21 shtator 2015.

Mësohet se edhe ky takim ka përfunduar në listën e sfidave të dyshuara si të trukuara dhe një gjë e tillë është përfshirë në dosjen që ka në tryezën e tij presidenti Ardjan Takaj. Në takimin në fjalë, Skënderbeu arriti të përmbyste rezultatin fillestar 0-1 pas golit të Fukuit, duke shënuar dy herë me Berishën dhe Prognin.

Ky është një nga takimet që ka tërhequr vëmendjen e hetimit nga specialistët e UEFA-s. Një sfidë që sportdashësit dhe opinioni e konsiderojnë të çuditshëm faktin se si mund të përfundojë në hetim të detajuar. Sipas tyre, ka qenë një takim shumë i luftuar nga të dy ekipet. Në reagimin e vet të parë dhe të fundit zyrtar të klubit të Skënderbeut në lidhje me këtë çështje përmendeshin edhe takime të tjera të kampionatit shqiptar ndaj Partizanit, Tiranës dhe Teutës nën hetim nga UEFA.

Faktet

Nga ana tjetër, përveç këtij takimi, në dosjen prej 72 faqesh, mes fakteve të tjera të parashtruara nga UEFA qëndron edhe një foto si pjesë e dyshimit për alarm. Bëhet fjalë për foton e shkëputur nga takimi i 19 dhjetorit të vitit të kaluar mes Skënderbeut dhe Partizanit, ku tifozët e kuq kanë nxjerrë në stadium banderolën “Take fixed match 100%”. Kjo banderolë është përfshirë nga UEFA në dosjen e hetimit ndaj klubit korçar si provë nga organi më i lartë i futbollit europian. Këto janë një pjesë e fakteve në dosjen e UEFA-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"