Dortmundi në ndjekje të një tjetër sulmuesi, verdhezinjtë bëjnë gati ofertën për bomberin që mahniti në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 17:56

Dortmundi në ndjekje të një tjetër sulmuesi, verdhezinjtë bëjnë gati ofertën për bomberin që mahniti në Champions

Borusia e Dortmundit duket se është në kërkim të një tjetër sulmuesi, edhe pas transferimit të gjermanit Karim Adejemi.

haler

Nënkampionët e Gjermanisë bëjnë gati 33 milionë euro për të arritur te shërbimet e Sebastian Haler.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, që luan në radhët e Ajaksit, dha një performance fantastike në grupet e Ligës së Kampionëve, ku shënoi 11 gola dhe kjo gjë ka bërë që Dortmundi të tentojë ta afrojë sërish në Bundesliga bomberin 27-vjeçar, i cili më parë luante për Aintrahtin e Frankfurtit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"