Dopio-Selmani, fantazi dhe sulm super/ 13 vite pa fituar 2 ndeshje radhazi, Kombëtarja U21 premton sukses

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 20:20

Dopio-Selmani, fantazi dhe sulm super/ 13 vite pa fituar 2 ndeshje radhazi, Kombëtarja U21 premton sukses

Kombëtarja U-21 ka arritur të fitojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese, 1-5 ndaj Austrisë dhe 3-1 ndaj Andorrës. Rezultat që mungonte për ekipin Shpresa që prej vitit 2007, kur i ndjeri Artan Bushati siguroi dy fitore radhazi në kualifikuese kundër Ishujve Faroe dhe Kroacisë.

Shpresat

DOPIO-SELMANI – Gentian Selmani, ish-portieri i Laçit, ishte protagonist në skuadrën kurbinase për disa sezone dhe më vonë edhe në Kombëtaren U-21. Por, të shohësh që bashkë me të protagonist është edhe vëllai, Adolf Selmani, është vërtet interesante dhe e rrallë për dy vëllezër në Kombëtare.

Selmani

Paraqitje fantastike të qendërmbrojtësit, dy gola në dy ndeshjet janë një garanci për prapavijën e U-21, por edhe një xhevahir më shumë për Laçin dhe kampionatin shqiptar.

FANTAZI – Shqipëria tanimë ka edhe lojtarë “të bukur” në fushë, lojtarë brilant me topin që kanë edhe goditje mjeshtërore. Sherif Kallaku është rritur shumë dhe ofron cilësitë e një fantazisti të artë për të ardhmen kuqezi. Jurgen Çelhaka dhe Marsel Ismajlgeci janë vlera të shtuara për ekipin U-21.

Kallaku

Mesfushori, fantastik në mesfushë në të dyja takimet. Njësoj si në sezonin e titullit me Tiranën. Mbrojtësi, gjithashtu garanci në linjën e majtë. Indrit Tuci është një tjetër, apo Armando Dobra. Ka vërtet shumë që duhen përmendur dhe premtojnë.

Muci

SULM PËR SHPRESAT – Xhakomo Vrioni, Emiliano Bullari dhe Ernest Muçi, janë shpresëdhënës për kuqezinjtë. Potencë, forcë, saktësi dhe realizime, mjaft të përmendësh që u shënuan tetë gola në 2 takime zyrtare, premtojnë një brez të artë që po bëhet gati për Kombëtaren.

Vrioni

Shqipëria ka vërtet shpresa, e ndërsa Shpresat U-21 synojnë vendin e tretë në grupin kualifikues teksa përballja e radhës është me Kosovën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"