Dopietë ndaj Bjellorusisë, Cikalleshi barazon dy legjendat e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 19:49

Dopietë ndaj Bjellorusisë, Cikalleshi barazon dy legjendat e Shqipërisë

Sokol Cikalleshi është për momentin lojtari më i mirë i kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi kavajas zhvilloi një fushatë pozitive në Ligën e Kombeve duke realizuar 4 gola në 6 ndeshje. Me dopietën kundër Bjellorusisë sot në mbrëmje, 30-vjeçari shkoi në kuotën e 10 golave me fanelën kuqezi.
cika festa2

Ai barazoi dy ish-sulmuesit e tjerë të Shqipërisë Sokol Kushtën dhe Igli Taren.
pjimage
Ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe Partizanit realizoi 10 gola në 31 ndeshje, ndërsa Tare i ka shënuar 10 gola në 68 takime. Përpara Cikalleshit renditen Hamdi Salihi, Altin Rraklli (11 gola), Armando Sadiku (12 gola), Ervin Skela (13 gola), Alban Bushi (14 gola) dhe Erjon Bogdani (18 gola).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"