“Dominuam totalisht”, trajneri i Elbasanit: Ju them pse qëndrojmë në kategori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 19:00

“Dominuam totalisht”, trajneri i Elbasanit: Ju them pse qëndrojmë në kategori

Trajneri i skuadrës së Elbasanit ka vlerësuar pritjen që u është bërë verdhebluve si dhe ka shpjeguar strategjinë që i dha 3 pikët. Jetike për t’i mbajtur verdheblutë ende në lojë për mbijetesën. “Iliria është një ekip që na ka pritur gjithmonë shumë mirë, duke na kthyer mikpritjen që i kemi bërë edhe ne.

Leshanaku Elbasani

Është një ekip që të lejon të luash futboll dhe ne duke njohur edhe lojën e Ilirisë, apo duke përfituar edhe nga mungesat që ajo kishte, kishim menduar një strategji e cila na dha sukses. Ishte një ndeshje totalisht e dominuar nga ne. Me ato raste duhet të kishim shënuar më shumë gola.

Gjithsesi, më kënaqin tri pikët dhe vazhdimësia. Unë gjithmonë çdo javë që hyj në fushën e lojës, çdo ditë që stërvis ekipin, jam optimist se Elbasani do shpëtojë. Bazohem te lojtarët, bazohem te puna, bazohem tek ajo që kemi dhënë deri tani. Realisht të vjen keq që Elbasani është në këto pozita, por realisht me kontingjentin dhe me punën që është bërë, duhet të ishim dy-tri pozicione më lart”, ka deklaruar Lleshanaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"