Do të sqaronte çështjen e kontratës me Realin, Ramos merr vendimin e papritur para ndeshjes me Gjermaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 15:57

Do të sqaronte çështjen e kontratës me Realin, Ramos merr vendimin e papritur para ndeshjes me Gjermaninë

Spanja pret Gjermaninë në shtëpi ditën e nesërme, në ndeshjen e Ligës së Kombeve, ku të dyja kombëtaret do të kërkojnë rezultat pozitiv për ta mbyllur në vendin e parë në grup.

RAMOS REAL

Sot ishte planifikuar që në konferencë për shtyp para kësaj ndeshje, të dilte kapiteni i Spanjës, Serxhio Ramos. Mbrojtësi përveç ndeshjes së nesërme, do të sqaronte edhe zërat për kontratën me Realin dhe ato që flasin për një ofertë nga PSG-ja.

Megjithatë vetë lojtari ka marrë një vendim të papritur, duke mos dalë në konferencë për shtyp për të folur për këto.

Arsyeja? Ramos nuk dëshironte që ta hiqte përqendrimin nga ndeshja me Gjermaninë dhe për këtë arsye vendosi të mos dalë në konferencë për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"