Do të përballen në Kupën e Shqipërisë, Lushnja gjen qendërmbrojtës para Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 9:43

Do të përballen në Kupën e Shqipërisë, Lushnja gjen qendërmbrojtës para Tiranës

Lushnja “peshkon” sërish në elitë. Pasi u huazua Skerdilajd Levendi nga Egnatia, tashmë ka marrë një lojtar nga Erzeni. Bëhet fjalë për Elis Doksanin, që luan si qendërmbrojtës. 24-vjeçari është një futbollist me shumë eksperiencë dhe CV të pasur, e megjithatë në Shijak nuk ka pasur fort hapësira.

322189644_872553843947739_4377008278361583606_n

Në 14 ndeshje ai nuk ka asnjë minutë, që pritet t’i kompensojë me aktivizimin te verdhejeshilët. Ai shihet si një përforcim vërtet me vlera për skuadrën e Klevis Dalipit, që kishte mbetur “bosh” në prapavijë pas largimit të Florian Dacit. Lajmin për transferimin e këtij fierakut te lushnjarët, e konfirmon vetë sekretari i klubit për gazetën. “Sot (dje)kemi mbyllur gjithçka me Doksanin, që është zyrtarisht lojtari ynë dhe njësoj si Levendi do të luajë në formë huazimi. Këto janë dy afrimet që kemi bërë deri tani”, është shprehur Mario Sula.

DOKSANI – Nuk mund të mos fliste edhe vet futbollisti më i ri i Lushnjës. Elis Doksani u shpreh se vjen në formë huazimi dhe do të japë më të mirën e tij që të arrihet objektivi “mbijetesë”.”Sot(dje) firmosa për Lushnjën. Klubet kanë rënë dakord që të luaj në formë huazimi. Do të jem në Lushnjë deri në fund të sezonit. Bëra stërvitjen e parë dhe nesër(sot) mund të luaj. Shpresoj te një sezon i mirë dhe të realizojmë objektivat”, deklaroi qendërmbrojtësi.

NDESHJA – Lushnja luan sot pas dreke ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2023. Skuadra e drejtuar nga Klevis Dalipi do të pres Tiranën, në stadiumin “Roza Haxhiu”. Në një prononcim për gazetën”Panorama Sport” futbollisti i linjës së majtë Ledion Ruço shprehet: “Ekipi është duke bërë një punë të mirë. Jemi të motivuar dhe të angazhuar, për të zbatuar detyrat që na jep trajneri. I jemi shtruar punës dhe jemi të kënaqur. Luajmë ndaj Tiranës, që është e dyta e Superiores dhe mendoj që kjo përballje i jep një imazh të mirë Lushnjës. Kemi seriozitet dhe angazhim për këtë 90-minutësh.Shpresojmë, të bëjmë një ndeshje të mirë dhe dinjitoze përballë bardhebluve. Klevis Dalipi ka futur frymën pozitive dhe na kadhënë shumë besim”.

JA SI DO TË LUAJNË – Trajneri i Lushnjës, Klevis Dalipi, në prezantimin e parë në pankinën verdhejeshile pritet të luajë në modulin 5-3-2. Kështu, Mikerl Kaloshi do të jetë midis tri shtyllave. Nërepartin mbrojtës të përforcuar me 5 futbollistë, Magani do të luajënë të djathtë dhe Nuri në krahun tjetër. Në qendër Basha, Doksani,Ruço. Në mesfushë pritet një tjetër debutim, ai i Levendit, në tëdjathtë, “veterani” Alushi, në të majtë dhe Andoni në qendër. Sulmime Cankën dhe Pepën.

4 (1)

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"