“Do të ishte bukur sikur të kalonin me sukses grupin”, Tramexani në mbështetje të Shqipërisë: Dua që të bëjnë më mirë se në 2016-n

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 21:58

“Do të ishte bukur sikur të kalonin me sukses grupin”, Tramexani në mbështetje të Shqipërisë: Dua që të bëjnë më mirë se në 2016-n

Shqipëria luajti për herë të parë në grupet e një Kampionati Europian tetë vite më parë. Një meritë të madhe në këtë sukses historik pati padyshim edhe Paolo Tramexani, i cili ishte krahu i djathtë i De Biazit në pankinën e kuqezinjve.

 tramexani

Në një intervistë për “TV Klan”, trajneri italian ka krahasuar Kombëtaren e Silvinjos me atë të vitit 2016, duke vënë në pah faktin se ky grup i tanishëm ka më tepër cilësi.  

Tramexani i uron sukses Shqipërisë, teksa është shprehur se dëshiron që të bëjnë më shumë se 8 vite më parë në Francë. 

“Sipas meje, dy skuadra të ndryshme, me një rrugëtim të ndryshëm. Ne kishim më shumë lojtarë me përvojë. Kjo e sotmja është një Kombëtare që ka edhe perspektivë. Skuadra e Silvinjo ka edhe cilësi individuale, lojtarë të zotë. Dua të përgëzoj trajnerin, pasi dallohet puna e tij në nivel taktik dhe strategjinë. 

Paolo_Tramezzani_fshf

Grupi nuk është i lehtë. Unë jam i bindur që do të luajë ballëhapur. Sot të luash përballë Shqipërisë nuk është e lehtë për asnjë dhe uroj që të bëjnë më mirë se ne në 2016 në Francë. Do të ishte bukur sikur të kalonin me sukses grupin. 

Në të gjithë repartet ka lojtarë që mund të bëjnë mirë, mjafton të shikosh ku luajnë. Unë mendoj se Gjimshiti dhe Hysaj mund të japin shumë si pikë referimi edhe jashtë fushës si lider që janë. Të rinjtë janë shumë. Ai që njoh më shumë është Asllani. Ka gjithçka që të jetë një futbollist i rëndësishëm”, ka thënë Paolo Tramexani. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"