“Do të afrojmë futbollistë pasi të ikin përmbytjet”, klubi i Kategorisë së Dytë bën merkato sipas…motit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 15:56

“Do të afrojmë futbollistë pasi të ikin përmbytjet”, klubi i Kategorisë së Dytë bën merkato sipas…motit

Klubi i Kategorisë së Dytë, Këlcyra zbuloi sot se janë larguar 4 futbollistë. Në një komunikim në faqen zyrtare, klubi bëri me dije se do të afrojë lojtarë të rinj nga zonat e Dropullit dhe Sukthit, pasi e kanë të pamundur të angazhohen aktualisht me ekipet përfaqësuese për shkak të përmbytjeve të mëdha në këto zona.
kELCYRA
Njoftimi i Këlcyrës
Prej dites se djeshme Eldar Batha, Shefqet Boni, Andi Hina, Rudi Mahmutaj nuk do te jene me pjese e ekipit te Kelcyres. Keshtu ata kane mbyllur nje cikel te suksesshem me ekipin kelcyriot duke dhene kontributin e tyre ne fushe per disa sezone, dicka e cila ka per tu mbajtur mend gjate nga tifozeria e ketij qyteti.  Mesohet se merkatoja per afrimin e lojtareve te rinje  do te zhvillohet ne zonen e Sukthit dhe te Dropullit por pasi ne keto zona te jene larguar permbytjet e diteve te fundit.
merkatooo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"