“Do lëpijmë plagët e humbjes të pamerituar”, Konte: Nuk treguan respekt ndaj nesh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 23:54

“Do lëpijmë plagët e humbjes të pamerituar”, Konte: Nuk treguan respekt ndaj nesh…

Interi u mposht me përmbysje nga Barcelona, teksa shanset për kalimin e grupit janë komplikuar ndeshjëm. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Antonio Konte, u shfaq i zgënjyer nga rezultati, teksa nuk i kurseu kritikat ndaj gjyqtarit Skomina.

Konte Inter

“Pas një loje si kjo, mendoj se meritonim më shumë, duhet të kishim shfrytëzuar rastet e krijuara. Vumë në vështirësi Barcelonën.

Ndihem i hidhëruar. Më vjen keq ta them, por kishte disa incidente që arbitri i vendosi në një mënyrë jo të drejtë. Kishte shumë gjëra që nuk më pëlqyen tek arbitrimi, që në fillim. Nuk dua të as për këtë, por kjo ishte ajo që pashë nga stoli.

Arbitri më paralajmëroi duke më thënë se do të më dëbonte në protestën tjetër. Thotë që duhet të respektosh fanellën e arbitrit, por respekti duhet të jetë reciprok, ata duhet të tregojnë respekt për skuadrën që ka ardhur për të luajtur futboll.

Është një arbitër ndërkombëtar, me shumë eksperiencë, kështu që nuk duhet të ishte influencuar nga atmosfera e Camp Nou. Gjithsesi, mendoj se luajtëm mirë, por duhet të kishim shënuar më shumë, mundësitë i kishim.

Në pjesën e dytë doli në pah kualiteti i Barcelonës dhe ne e ulëm ritmin. Nuk mendoj se rezultati është i drejtë. E kam të vështirë të flas me terma pozitivë kur pësojmë një humbje.

Ne e mbajtëm topin për të dëmtuar Barcelonën, ndërsa ata donim zotërimin e topit, dhe kjo na bëri që të lodheshim. Situata në Champions është kompromentuar ndjeshëm. Tani do të lëpijmë plagët e kësaj humbje të pamerituar dhe do të nisim përgatitjet për të qenë më të fortë në të ardhmen. Kemi filluar një udhëtim me këta djem, teksa disa prejt të cilëve luajnë për hetë të parë në Champions”, u shpreh Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"