Do largohet nga PSG-ja në fund të sezonit, tre klube “big” interesohen për Tuhelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 9:22

Do largohet nga PSG-ja në fund të sezonit, tre klube “big” interesohen për Tuhelin

Tomas Tuhel me shumë gjasa në fund të sezonit do të largohet nga PSG-ja edhe nëse objektivat do të arrihen, të paktën siç raporton “Le 10 Sport”.

tomas tuhel

Tekniku gjerman nuk ka marrëdhënie të mira me yjet e ekipit, sidomos me Mbapenë dhe kjo gjë e vë në pozitë të vështirë. Pakënaqësitë janë të mëdha kundrejt tij, kështu që klubi do ta largojë në fund të sezonit.

Por, puna që ai ka bërë te PSG-ja, duket se i ka pëlqyer tre klubeve “big” në Europë. Bëhet fjalë për Bajernin, Barcelonën dhe Mançester Junajtid. Të tre këto ekipe, nuk janë të kënaqur me trajnerët që kanë në krye aktualisht dhe po shohin mundësitë që ofron tregu.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet në merkaton e verës, pasi jo pak trajnerë me emër janë pa punë në Europë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"