Do largohet në fund të sezonit, mbrojtësi i Bajernit pranë kalimit të Dormtundi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 14:40

Do largohet në fund të sezonit, mbrojtësi i Bajernit pranë kalimit të Dormtundi

Zherom Boateng ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Bajerni i Mynihut, teksa do të vazhdojë karrierën në një skuadër tjetër.

jerome-boateng-bayern-munich-07112018_1n39zmurvsagz1tmcthfiuqk9q

Interesimet për mbrojtësin e Gjermanisë nuk mungojnë, teksa interes të veçantë kanë shfaqur rivalët e Borusia Dortmund. Këta të fundit e ndjekin me vëmendje situatën e futbollistin dhe po përpiqen ta bindin për të luajtur me verdhezinjtë në sezonin tjetër.

Boateng nuk do të ishte lojtari i vetëm që luan me fanellën e Bajernit dje të Dortmundit në karrierë, pasi para tij e kanë bërë edhe disa lojtarë të tjerë, si Gëce, apo edhe Humels.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"