“Do e paguani shtrenjtë këtë”, skandal në Itali. Kërcënohet skuadra e njohur, ja çfarë i vendosin në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 23:44

“Do e paguani shtrenjtë këtë”, skandal në Itali. Kërcënohet skuadra e njohur, ja çfarë i vendosin në stadium

Skuadra e njohur italiane, Livorno, ka marrë një kërcënim të hapur ditën e sotme, nga persona ende të paidentifikuar.

LIVORNO STADIUM

Mëngjesin e sotëm në stadiumin e skuadrës italiane, janë gjetur 3 kryqe dhe një kokë deri në fushë. Një kërcënim i hapur ky, në drejtim të klubit. Gjithashtu është gjetur edhe një banderolë ku shkruhej: “Ju do paguani gjithçka, madje do paguani shtrenjtë.”

Një skandal i madh ky, ku kërcënohet klubi, ndërkohë që policia po punon për të zbuluar autorët që e bënë këtë veprim gjatë natës.

Sipas informacioneve të fundit, e gjitha lidhet me ndryshimin e pronësisë të klubit, i cili tani duket në vështirësi të mëdha, teksa kjo vërehet edhe në fushë, ku në 4 ndeshje të zhvilluara deri tani në Serinë C, kanë regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"