Dita është i sigurt: Me Osmanin dhe Micin, jemi për titull kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 18:39

Dita është i sigurt: Me Osmanin dhe Micin, jemi për titull kampion

Bruno Dita, ishte para mediave ditën e sotme, ku foli për situatën tek Skënderbeu, dhe theksoi se ekipi në miqësoren e djeshme përballë Renovës, ishte më mirë se ajo e para ndaj Maliqit. Mesfushori deklaroi se gjithashtu, pret dy rikthimet e senatorëve Osmani e Mici, dhe do jenë përsëri për titull kampion.

dita

“Miqësoret janë të mira për të parë gjendjen e lojtarëve. Besoj se ishte një ndeshje e mirë me Renovën, më mirë se ndeshjen e parë. Grupi u pa në gjendjen fizike, qarkullimin e topit, në rastet e krijuara. Ne jemi Skënderbeu, e dimë që ndeshjet duhen fituar, por do vijnë edhe golat. Edhe nëse dalim të humbur nga miqësoret, e rëndësishme është të shohim lojën që krijojmë. Shpresojmë të vijnë edhe 2 lojtarët, Osmani dhe Mici, dhe jemi përsëri kandidat për titull dhe ekipi për t’u mundur.” – deklaroi Dita.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"