Disfata në shtëpi ndaj Realit, flet Kuman: Kjo, si të humbësh më shumë se 3 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 8:55

Disfata në shtëpi ndaj Realit, flet Kuman: Kjo, si të humbësh më shumë se 3 pikë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman, ka folur pas humbjes përballë realit duke e deklaruar qartë se çfarëdo gjëje pozitive nga kjo ndeshje nuk vlen nëse humbet.

kuman

“Mendoj se kemi bërë më shumë për të merituar këtë humbje. Kishim rastin për të kaluar të parët në epërsi, por gabuam. Reali shënoi dhe më pas administroi ndeshjen duke u mbrojtur.

Kemi luajtur mirë, por rezultati nuk na përgjigjet. Pastaj kur humbet një ndeshje si kjo, kur humbet në ‘Klasike’ çdo gjë tjetër e mirë zhvlerësohet”, ka thënë fillimisht Kuman.

Trajneri holandez ka vijuar me kritikat ndaj sulmuesve për shpërdorimin e rasteve dhe nuk ka harruar të nënvizojë se humbja ndaj Realit mund ta dëmtojë ekipin.

“Nuk kemi humbur tri pikë, kemi humbur më shumë se aq. Duke ditur se përballë kujt i humbëm, natyrisht që janë më shumë. Sigurisht që kampionati është i gjatë dhe ka kohë për të rikuperuar.

Por nuk duhet të vijojmë të qajmë këtë humbje, sepse të mërkurën kemi një tjetër takim në kampionat. Ajo që të vjen keq është se i kishim rastet e pastra për të shënuar dhe nuk e bëmë”, ka thënë Kuman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"