Dinamos i “arratisen” lojtarët nga Shqipëria, një tjetër futbollist shkon në Serbi për terapi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2021 | 12:27

Dinamos i “arratisen” lojtarët nga Shqipëria, një tjetër futbollist shkon në Serbi për terapi

Dëmtimet mbeten një çështje dite te Dinamo, që asnjëherë nuk e ka pasur grupin të plotë në këto javë.

DINAMO

Sidibe është dëmtimi i fundit serioz dhe për një kurim të shpejtë të titullarit blu, drejtuesit kanë menduar që ta çojnë për terapi në Serbi, ashtu siç bënë edhe me Sofranakun. Por bashkë me afrikanin mund të shkojë edhe Edis Maliqi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u duk pranë rikuperimit të plotë, por ditët e fundit ai ka ndjerë sërish një shqetësim dhe në këtë situatë edhe ai mund të përfundojë në Beograd. Të dëmtuarit e tjerë te blutë janë Harizaj, Haxhiu dhe Gjata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"