Dinamo zyrtarizon N’Diaje, pret një tjetër sulmues nga Seria B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 11:51

Dinamo zyrtarizon N’Diaje, pret një tjetër sulmues nga Seria B

Dinamo po përgatitet për ndeshjen e radhës me Tërbunin. Me grupin e futbollistëve, siç ka bërë me dije “Panorama Sport”, prej disa ditësh është bashkuar sulmuesi senegalez me nënshtetësi italiane, Lamine N’Diaje, i cili mund të jetë i gatshëm që këtë fundjavë. 

dinamo

Pas arritjes së marrëveshjes, drejtuesit e Dinamos kanë bërë procedurën e nevojshme për aktivizimin sa më parë të lojtarit. Ata kanë dërguar dokumentacionin përkatës në FSHF dhe duke qenë se kanë vetëm 23 lojtarë të federuar, sipas direktivës së FIFA-s, edhe gjatë sezonit mund të federojnë lojtarë, me kushtin që të mos kenë qenë pjesë e ndonjë klubi 6 muajt e fundit. Dinamo e ka bërë kërkesën dhe tashmë pret konfirmimin nga FSHF-ja.

Njëkohësisht, drejtuesit italianë po negociojnë në vendin e tyre për të afruar edhe një tjetër sulmues me kualitet, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin. Edhe me të do të ndiqet e njëjta procedurë, pasi blutë kanë 2 vende bosh në listën e federimeve, ku kanë federuar 23 dhe jo 25 lojtarë.

dinamo

Këto masa vijnë për shkak të rezultateve, nga të cilat kuptohet që ekipi ka nevojë urgjente për përforcime. Me një postim në faqen e saj zyrtare, Dinamo ka zyrtarizuar sulmuesin N’Diaje. “Ekipi është shlyer financiarisht dhe prej disa ditësh, në stërvitje me Dinamon është bashkuar sulmuesi senegalez me nënshtetësi italiane, Lamine N’Diaje, i cili mund të jetë i gatshëm që nga ndeshja e radhës. N’Diaje ka qenë pjesë e moshave të Interit dhe Lacios, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Marbelës në Spanjë. Shumë shpejt pritet të mbërrijë në kryeqytet edhe një tjetër sulmues nga Seria B”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin zyrtar të bluve.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"