Dinamo humbi nga Korabi me përmbysje, blutë ironizojnë: Bravo anësorit që i dha 3 pikët kundërshtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 19:05

Dinamo humbi nga Korabi me përmbysje, blutë ironizojnë: Bravo anësorit që i dha 3 pikët kundërshtarëve

Dinamo është mposhtur nga Korabi në fushën e vet, me rezultatin 1-2.

dinamo korabi

Korabi përmbysi dinamovitët në pjesën e dytë, teksa këta të fundit tentuan të barazonin shifrat në minutat e fundit, por goli i Kolgegës u anulua nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje.

Pikërisht ky rast solli jo pak polemika, ndërsa pas sfidës me një postim në faqen e “Facebook”-ut, Dinamo ka ironizuar duke shkruar: “Bravo çunat në fushë e tribunë, si dhe anësorit që i dha 3 pikët kundërshtarëve”.

dinam

Dinamo ka ndryshuar “fytyrë” këtë pjesë të dytë të sezonit, duke u shfaqur ekip mjaft konkurrues.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"