Dikur grumbullohej me Shpresat, mesfushori shqiptar do të përfaqësojë kombëtaren aziatike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 23:09

Dikur grumbullohej me Shpresat, mesfushori shqiptar do të përfaqësojë kombëtaren aziatike

Liridon Krasniqi, në vitin 2011 grumbullohej nga Kombëtarja e Shpresave, në miqësoren 1-1 ndaj 21-vjeçarëve të Izraelit.

LIRIDON KRASNIQI

Nga ai moment, për mesfushorin nuk ka pasur më një ftesë, qoftë nga Shpresat apo edhe nga Kombëtarja A. Tashmë në moshën 28-vjeçare, Krasniqi do të luajë për një tjetër kombëtare.

Trajneri i Malajzisë, e ka vendosur mesfushorin e Xhohor në kampionatin vendas, në listën e lojtarëve të grumbulluar për 2 ndeshjet e muajit mars ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ndaj Vietnamit, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"