“Diktatori” Kovaç u heq telefonat lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 13:31

“Diktatori” Kovaç u heq telefonat lojtarëve

Niko Kovaç tërheq fort frerët e Bajer nit! “Sport Bild” zbulon se trajneri i ri i kampionëve të Gjermanisë ka vendosur një rregull që u ndalon përdorimin e telefonave lojtarëve të tij jashtë dhomës së zhveshjes në qendrën stërvitore “Säbener Straße”. Vendimi është në fuqi për të gjitha ambientet rezidenciale, mensë, palestër dhe dhomat e masazhimit.

niko kovac levandovski

Kroati e vendosi një rregull të tillë që në ditët e para të stërvitjes dhe kur disa prej lojtarëve nuk e morën shumë seriozisht, trajneri e ripërsëriti vendimin e tij edhe dy javë pas uljes në stol dhe kërcënoi se në rast mosbindjeje do të kishte sanksione. Që prej atij momenti, telefonat celularë janë një tabu në tavolinat e fizioterapisë dhe në mensë.

KONFIRMIMI Një lajm të tillë ish-trajneri i Aintrahtit të Frankfurtit e konfirmoi edhe vetë për revistën gjermane. Me një masë të tillë, ai kërkon që të forcojë shpirtin e grupit dhe detyrojë futbollistët që të bashkëveprojnë mes tyre. “Përdorimi i telefonave celularë në dhomën e zhveshjes nuk përbën asnjë problem, por në ambientet e tjera është i ndaluar. Kur ne ushqehemi së bashku, do ishte normale që të flisnim me njëri-tjetrin dhe jo të merreshim me telefonin. Unë dua që lojtarët të bashkëveprojnë me njëritjetrin. Edhe gjatë fizioterapisë lojtarët duhet të relaksohen dhe jo të shpërqendrohen nga telefonat. Për më tepër, nuk besoj se rrezatimi gjatë terapisë është i dobishëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"