“Digë” dhe tre fantazistë, ja ideja e Gatuzos për të ardhmen e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 21:11

“Digë” dhe tre fantazistë, ja ideja e Gatuzos për të ardhmen e Milanit

Organika e plotë, rikuperimi i të dëmtuarve dhe ambientimi i të ardhurve në merkato do t’i hapë Xhenaro Gatuzos horizonte të reja taktike për të ardhmen. “Kush mendon se Rino është thjesht motivues nuk e njeh. Është shumë i përgatitur”, deklaronte pak ditë më parë Karlo Ançeloti. Fjalëve të teknikut të Napolit i vendos vulën prononcimi i Kakasë që nuk kursen elozhet për ish-shokun e qindra betejave në fushën e lojës si kuqezi. “Më pëlqen shumë Milani i Gatuzos. Njohuritë i ka fantastike, duket që ka studiuar shumë”, pohoi braziliani.

E vërteta është që trajneri i “Djallit” ka gjetur një ekuilibër të mirë për modulin e tij 4-3- 3, me ekipin që mbrohet mirë falë punës pa top së sulmuesve të krahut. Vështirësitë e kuqezinjve dalin në pah kur ekipi nuk qëndron mbledhur dhe Bilias i duhet të punojë shumë, në hapësira të mëdha. Në raste nevoje, dy linja me nga katër lojtarë qëndrojnë kompaktë në gjysmëfushë, teksa rreziku është që në këtë formë qëndrimi, Higuain të braktiset i vetëm në vijën e parë.

gatuzo

E ARDHMJA – Roli taktik i Milanit luhet pikërisht në këtë pjesë dhe qëndron në gjetjen e ekuilibrit mes nevojës për të mbrojtur repartin difensiv dhe për të ushqyer njëkohësisht Higuainin me topa të rrezikshëm për rivalët. Argjentinasi është një armë që nuk u duhet drejtuar kundërshtarëve nëse nuk furnizohet me municionet e duhura. Taktikisht, Rino është shumë i lidhur me Lukas Bilian, por nëse regjisori nuk krijon, ideja e një dige si Bakajoko-Kesi, mund të marrë formë, teksa pas Higuainit do të rreshtoheshin një treshe fantazistësh (Suso-ÇalhangoluBonaventura) të cilët kuqezinjtë kanë fatin t’i kenë në gjirin e tyre.

PLANI – Aktualisht Milani luan “me dhe pa top”, por nëse në të ardhmen do të gjendet vijueshmëria në rezultate, atëherë Gatuzo do të ndërmarrë seriozisht projektin e kalimin në skemën 4-2-3-1. Ky modul modifikohet në 4-3-3 dhe 4-4- 2, qëndrime këto, totalisht brenda potencialit të Milanit, teksa më pas Gatuzos i duhet të zgjedhë vetëm aktorët, që organika dhe drejtuesit i kanë vënë në dispozicion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"