Di Françesko entuziast: Nuk kënaqemi me ardhjen në gjysmëfinale, e gjithë Roma beson

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 14:05

Di Françesko entuziast: Nuk kënaqemi me ardhjen në gjysmëfinale, e gjithë Roma beson

Në një moment de likat të sezonit, në periudhën më të rëndësishme të karrierës së tij, Euzebio Di Françesko, i ftuar në emisionin “Che tempo che fa” në Rai Uno, shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur përpara Fabio Facios. “Nuk e bëjnë të gjithë, që përpara ndeshjeve kaq të rëndësishme të pranojnë ftesa të tilla”, e vlerëson moderatori. Trajneri i Romës i prek të gjitha argumentet e futbollit dhe personale.

di francesco

Dhe natyrisht, edhe ndeshjen e kthimit kundër Liverpulit në Champions. “Në kampionat, ne luftojmë për një vend në Champions, ndërsa në Champions kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Por unë jam këtu për të lëshuar një mesash preciz. Unë besoj te kualifikimi në finalen e Champions-it. Nuk kënaqemi me kaq. Duam të besojmë te kjo përmbysje. Në botën tonë dhe në jetë mbizotëron pesimizmi, por unë dua të sjell një tjetër realitet”.

Jo dhunës – Dhe e vërteta thotë se gjysmëfinalja e vajtjes në Liverpul shënoi episode të rënda dhune: “I ndaj plotë- sisht mesazhet kundër dhunës. Personazhe të caktuara nuk kanë fare lidhje me sportin. Ata shkatërrojnë një tifozëri të madhe, e cila është e para për të mbështetur skuadrën, prandaj unë dua të distancohem”.

di francesko

Euzebio dhe Moser – Di Françesko tregon edhe pak nga jeta e tij personale: “Doja të bëhesha çiklist, nëna ime është nga Trentino. Unë bëja tifo për Mozer, babai ishte i pasionuar pas çiklizmit. Por për fat zgjidha futbollin. Unë duhet të isha quajtur Luka, por më pas babai im, që e dashuronte futbollin, zgjodhi Euzebio Luka”. Në jetën e tij një rol të rëndësishëm e pati dhe e ka akoma Zemani: “I ndiej ende pasojat e lodhjes.

Ka një kulturë të madhe pune, edhe pse herë pas here e tepronte me përsëritje të caktuara… Më bën ende të qesh kur shkojmë për të darkuar sot”. Juve dhe kombëtarja – Batutat finale i takojnë kombëtares dhe luftës për titull: “Mes Juves dhe Napolit nuk është mbyllur ende, edhe pse bardhezinjtë janë favoritë. Pastaj do të vijnë të luajnë te ne. Ançeloti dhe Mançini janë trajnerët më të përshtatshëm për Italinë. Unë besoj pak te refuzimi i Karlos sepse është Kostakurta në mes”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"