Devolli prezantohet te Drenica, debuton të mërkurën kundër skuadrës që bëri përmbysjen e çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 13:05

Devolli prezantohet te Drenica, debuton të mërkurën kundër skuadrës që bëri përmbysjen e çmendur

Pas Gentjan Mezanit te Gjilani dhe Klodian Duros te Feronikeli, një tjetër trajner nga Shqipëria do të drejtojë në Superligën kosovare. Nga dje, Bledar Devolli është zyrtarisht trajneri i ri i klubit të Drenicës. Palët gjetën marrëveshjen të dielën dhe sot 42-vjeçari është prezantuar zyrtarisht te skuadra nga Skënderaj.

devolli

“Për mua nuk është me rëndësi kontrata të cilën do ta firmosi, për mua primare është që ta krijojë një karrierë të mirë në Drenicë”; u shpreh Devolli gjatë prezantimit të tij te skuadra e re.

Devolli nuk e ka për herë të parë në Kosovë, pasi në vitin 2018 drejtoi me sukses KEK-un, duke e ngjitur në Superligë. Trajneri gjirokastrit do të debutojë të mërkurën, pikërisht për javën e 9-të, teksa Drenica pret Trepçën ’89, me këta të fundit që ditën e diel bënë një përmbysje të çmendur ndaj kryesuesve të Ballkanit, nga 3-0 në 4-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"