“Devolli na mundi padrejtësisht herën e parë”, mbrojtësi i Turbinës flet para transfertës së Bilishtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 16:25

“Devolli na mundi padrejtësisht herën e parë”, mbrojtësi i Turbinës flet para transfertës së Bilishtit

Turbina është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për transfertën e Bilishtit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi i krahut të majtë, Igli Doko, shpreh bindjen për pikë ndaj Devollit.Devolli Turbina

“Na pret një përballje shumë e vështirë të shtunën. Shpresojmë ta kalojmë me sukses, të marrim tri pikët. Herën e fundit u mundëm padrejtësisht, nga një gjykim i njëanshëm. Nëse do të ketë arbitrim korrekt, fitojmë, sepse jemi më mirë se ata.

Turbina është në gjendje t’i largohet zonës së ftohtë të renditjes dhe për këtë na duhet të jemi më të saktë përpara portës, duke shfrytëzuar rastet që do të krijojmë.

Për fatin tonë të mirë, takimi luhet pa tifozë. Grupi ynë është i plotë dhe kështu nuk ka asnjë arsye pse të mos marrim rezultat pozitiv në fushën e Devollit”, ka thënë mbrojtësi i cërrikasve, kryeqytetasi Igli Doko.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"