Devolli gati t’i “fundosë” cërrikasit. Trajneri Gjoni: Sot na duhen pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 14:29

Devolli gati t’i “fundosë” cërrikasit. Trajneri Gjoni: Sot na duhen pikë

Devolli mbylli dje përgatitjet për takimin e radhës më Turbinën. Në radhët e juglindorëve ka besim për fitore, siç ndodhi në fazën e dytë. Motivimi është në shkallën maksimale, sepse pikërisht pas ndeshjes me Turbinën Devolli u dënua nga Disiplina dhe po vuan ende mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Devolli Turbina

Trajneri Fetollari e ka grupin të plotë dhe kërkon që futbollistët të mos e nënvlerësojnë aspak ndeshjen. Pas analizës në fillim të javës, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Eduard Duro, lojtarët dhe stafi kanë premtuar se fazën e tretë do t’i fitojnë të gjitha ndeshjet në Bilisht dhe do tentojnë ndonjë barazim në transfertë për ta mbyllur në vend të 5-të. Thanas Gjata

Gjoni: Respekt Devollit, por sot na duhen pikë

Turbina të premten pasdite u dha fund përgatitjeve për ndeshjen me Devollin me një seancë të lehtë dhe më pas u nis drejt Pogradecit, ku kaloi natën. Trajneri i cërrikasve, Vladimir Gjoni, për ndeshjen me Devollin, ka theksuar: “Jemi stërvitur seriozisht gjatë javës dhe jemi gati të përballemi denjësisht me Devollin.

turbinaaaaaa

E kemi vlerësuar si asnjëherë tjetër këtë sfidë dhe kam besim se nuk dalim pa pikë. Skuadra është në formë dhe pres të japë më të mirën në fushë. Shpresoj ta nisim mbarë fazën e tretë, ku një fitore do të na jepte shumë dorë. E respektojmë kundërshtarin dhe do të japim gjithçka në këtë ndeshje, që ka shumë rëndësi për të ardhmen tonë”. Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"