Dështuan të ngjiten në Superiore, titullarët e Pogradecit joshen nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 14:26

Dështuan të ngjiten në Superiore, titullarët e Pogradecit joshen nga…

Te Pogradeci ka një heshtje totale pas humbjes në ndeshjen shtesë me Besëlidhjen në “Elbasan Arena”. Skuadra e trajnerit Ardjan Abazaj zhvilloi një sezon shumë të mirë, por nuk ia doli të ngjitej në Superiore as direkt dhe as indirekt, edhe pse kryesoi Grupin B për shumë javë.

pogradeci

Loja e mirë e Pogradecit ka bërë që disa nga titullarët e këtij ekipi të vihen në shënjestrën e klubeve që kanë ambicie për sezonin e ardhshëm. Madje, gazeta mëson se disa prej tyre kanë marrë edhe oferta konkrete nga skuadra me emër në futbollin shqiptar.

Drejtuesit e Pogradecit nuk e kanë bërë ende të qartë se çfarë organizimi do të kenë për sezonin e ardhshëm, pasi po vuajnë ende humbjen në ndeshjen shtesë, ndërkohë që mund të humbasin lojtarë me peshë në merkato. Liçkollari, Berberi, Alillari, Shkulaku dhe ndonjë tjetër janë më të kërkuarit nga radhët e pogradecarëve, që vitet e fundit kanë luajtur me një grup lojtarësh vendës dhe janë rritur shumë.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"