Postuar: Qershor 16, 2021 | 18:14
Dëshiron t’i qëndrojë pranë, Lukaku do të vizitojë shokun e skuadrës tek Interi: Dua ta takoj Eriksenin, në minutën e 10-të ndeshja…
Me ndeshjen Danimarkë-Belgjikë që do të zhvillohet në Kopenhagen, Romelu Lukaku do t’i bëjë një vizitë në spital shokut të tij te Interi, Kristian Eriksen. Këtë lajm e ka lançuar vetë sulmuesi belg në konferencën për shtyp përpara këtij takimi:
“Dua të vizitoj Eriksenin në spital, dhe për këtë kam folur edhe me trajnerin.
Nesër pas ndeshjes do t’i dërgoj edhe një mesazh Eriksenit. Në minutën e 10 të ndeshjes do të ndalojmë lojën për t’i kryer ritualin në nder të tij.”, përfundoi Lukaku. Nesër në orën 18:00 në “Parken Stadium”, do të luhet takimi Danimarkë-Belgjikë, e vlefshme për grupin B të EURO 2020.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"