Derbi jetik për Elbasanin, Lleshanaku: Koha ta lëmë… fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 13:16

Derbi jetik për Elbasanin, Lleshanaku: Koha ta lëmë… fundin

Elbasani u ka dhënë fund përgatitjeve në kuadër të përballjes së sotme me Turbinën në “Elbasan Arena”. Derbi konsiderohet si tepër i rëndësishëm për fatet e verdhebluve këtë sezon, ku ata kanë shansin t’iu larguar vendit të fundit që mbajnë në klasifikim në rast të një fitoreje.

Labinoti-Elbasani-3

Është një ndeshje jetike, në fakt, për të dyja skuadrat, ku fituesi do të ketë moral tjetër për më tej, ndërsa humbësi merr edhe një goditje të fortë psikologjike.

LLESHANAKU – Për Elbasanin është i ndaluar çdo hap fals dhe nuk ka më alibi, sepse luan në fushën e vet dhe përballë një kundërshtari direkt. Kështu shprehet për “Panorama Sport” trajneri i skuadrës verdheblu, Shkëlqim Lleshanaku, i cili vlerëson edhe kundërshtarin. “Është një ndeshje që e kemi vlerësuar maksimalisht, sepse është një nga ato sfida që duhet ta fitojmë patjetër. Luajmë në fushën tonë dhe përballë një kundërshtari direkt në garën e qëndrimit në këtë kategori, ndaj nuk na lejohet as gabimi më i vogël.

Elbasani - Turbina

I kemi lënë pas të gjitha rezultatet jo të mira që kemi koleksionuar dhe tani shohim vetëm përpara. Gëzoj respekt për ekipin e Turbinës dhe e vlerësoj, por në kushtet ku jemi duam vetëm tri pikët. Nuk do ta kemi të lehtë aspak, por ka ardhur koha t’i largohemi fundit dhe të nisim ngjitjen në klasifikim. Shpresojmë te nisja e një cikli fitues”, u shpreh tekniku elbasanas në prononcimin e tij për gazetën.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"