Derbi “i vogël” i kryeqytetit pa fitues, Tafaj: Dhuratë për 100-vjetorin e Tiranës ngjitja në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 0:10

Derbi “i vogël” i kryeqytetit pa fitues, Tafaj: Dhuratë për 100-vjetorin e Tiranës ngjitja në…

Trajneri i Tirana B, Johanes Tafaj, në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport” ishte i kënaqur nga derbi i djeshëm si dhe tregon synimet e skuadrës që drejton.

Johanes-Tafaj

“Ndeshja? Pjesa e parë na u bë e vështirë, nuk arritëm në lojën tonë. Megjithatë, ne mundëm të rikuperonim në lojën tonë dhe u bëmë më kërkues duke barazuar.

I kënaqur? Me thënë të drejtën jam i kënaqur. Mund të arrinim dhe më shumë. Gjithsesi, ky rezultat ishte i saktë.

Objektivat? Objektiv parësor kemi përgatitjen e lojtarëve për ekipin e parë. Ne kërkojmë që të ngjitemi sa më lart në renditje e për të arritur në zonën “play-off” e më pas për të synuar ngjitjen. Pse të mos të themi që mund të jetë dhe kjo një dhuratë në 100-vjetor. Morina e Hasani kishin pak minutazh në ekipin e parë dhe për këtë menduam që të rimerrnin veten”, u shpreh trajneri Tafaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"