Derbi i Milanos, tifozët e dy skuadrave nuk ndalin talljet me parulla për… Arabinë Saudite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 20:58

Derbi i Milanos, tifozët e dy skuadrave nuk ndalin talljet me parulla për… Arabinë Saudite

Ndeshjet derbi përjetohen jashtëzakonisht shumë nga tifozët dhe ai i Milanos është ndër më të veçantit në këtë aspekt për shkak të historisë e rivalitetit që ka mes Interit dhe Milanit. Tifozeritë e dy skuadrave nuk humbin asnjëherë rast për të thumbuar njëra-tjetrën dhe përjashtim nuk është bërë as këtë radhë para fillimit të sfidës mes tyre në Serinë A.

bandicam 2023-02-05 20-41-12-434

Të parët ishin tifozët e Milanit, të cilët hapën një parullë gjigande tallëse për kundërshtarët. “Kampionët e Italisë përshëndetin kampionët e Arabisë”, shkruanin ata, duke kujtuar finalen e  Superkupës me shumë ironi,

817cf4e047006aebe2a27ef3d34e6690-21781-oooz0000

Por nuk vonoi shumë përgjigja nga ana zikaltër e tifozerisë. “Edhe në Riad ishte prova e radhës. Djalli në gjunjë përballë gjarprit” shkruanin ata.

bandicam 2023-02-05 20-42-03-503

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"