Derbi i çmendur ndaj PAOK, Basha në fushë me injeksione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 15:24

Derbi i çmendur ndaj PAOK, Basha në fushë me injeksione

Dëmtimi i mesfushorit Migjen Basha në fundin e pjesës së parë ndaj Izraelit ka shqetësuar klubin e Arisit. Me të mbërritur në Selanik, lojtari i është nënshtruar menjëherë kontrollit në gjurin e dëmtuar. Sipas mediave greke, për fat të mirë, Basha nuk ka një dëmtim të rëndë, mirëpo është me rrezik nëse gjatë javës merr ngarkesë.

basha-aris

Por, Aris luan të dielën në orën 18:00 derbin e qytetit të Selanikut ndaj PAOK-ut dhe Basha kurrsesi nuk dëshiron ta humbasë. Në një bisedë për portalin helen, “in.gr”, mesfushori bëri të ditur se do të jetë të dielën në fushë, madje duke bërë injeksione për të mos ndierë dhimbje në gju.

basha demtohet

Por, i njëjti portal raporton se stafi mjekësor i klubit bën të ditur se situata e Bashës do të konfirmohet nesër. Dje, tek Aris nuk është stërvitur as Mërgim Mavraj, por bëhet fjalë vetëm për probleme të vogla fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"