Derbi belg në “San Siro”, Origi makthi i Lukakut/ Divoku nuk ka humbur kurrë ndaj bashkëkombësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 20:32

Derbi belg në “San Siro”, Origi makthi i Lukakut/ Divoku nuk ka humbur kurrë ndaj bashkëkombësit

Njeriu i derbit duhet të japë një sinjal. E kotë ta themi, por e pritshme që dikush duhet të bëhet përpara. Dhe ndeshja është e duhura. Divok Origi ishte lajmi i vetëm i lumtur në humbjen kundër Sasuolos me një 5-2 e “San Siro”-s. Një gol për t’u mbajtur mend në një të diel për t’u harruar, e cila i jep një mesazh Piolit. Një shkëndijë.

FC Internazionale Milano v Udinese Calcio - Serie A

NJERIU I DERBIT – Zgjimi i Divokut erdhi në fund të një ndeshjeje makthi, e cila do të mbetet në histori si një nga pikat më të ulëta të prekura nga Milani i Piolit. Pas goditjes kundër Monzës më 22 tetor të kaluar, sulmuesi belg u rishfaq në tabelën e golashënuesve me një gol fantastik, gjë që në një moment të keq për skuadrën mund të rrisë moralin pas një pjese të parë të sezonit të komplikuar. Kështu, “Djalli” kryqëzon gishtat dhe tani shpreson për një goditje në funksion të derbit. Sepse Origi ka një ndjenjë të veçantë me derbit. Sidomos nëse flasin anglisht.

KARTOLINAT – Me kalimin e viteve në Liverpul, Origi u bë mjeshtër i derbit: kundër Evertonit ai shënoi 6 herë në 12 ndeshje, duke fituar 7 dhe duke humbur 2. Me golin e parë, më 20 prill 2016, ai i hapi rrugën të kuqve drejt një “pokeri” të pastër. Me të fundit, më 24 prillin e kaluar, ai firmosi 2- 0 në “Anfield”.

Në mes, solo e 2018-ës, me të cilën ai hodhi në tapet kushërinjtë evertonas, duke përfituar nga një gabim i portierit Pikford në minutën e 96-të. Frames i dha atij një vend nderi në zemrat e tifozëve “Reds”, të cilët e quajtën atë “Legjenda e Liverpulit” për atë aftësi të lindur për të qenë gjithmonë aty në momentet aktuale. Mes shumë mendimeve të javës së Piolit, drejt derbit më të rëndë të drejtuesve të tij, ndoshta edhe ky do të jetë shfaqur ajo që për tifozët e liverpulas njihej si “ligji i Origit”.

SFIDA BELGE – Një tjetër fakt kurioz. Sulmuesi kuqezi u përball në katër raste me Romelu Lukakun, një tjetër belg që kërkon një kthesë në qëndrimin e tij (të dytë) në Milano. “Jam i lumtur që konkurroj me lojtarë kaq të fortë dhe jam i lumtur që e gjej në Serinë A. Derbi do të jetë një ditë e veçantë dhe të dy duam të fitojmë”, kishte thënë Origi në një nga intervistat e tij të para italiane.

Pasi kanë kapërcyer problemet fizike, të dy do të jenë gjithashtu në gjendje të sfidojnë njëri-tjetrin nën hijen e “Duomo”-s. Deri më tani, Origi nuk ka humbur kurrë kundër Lukakut: bilanci rendit 3 suksese, kur Big Rom veshi fanellën e Evertonit, dhe një barazim, në kohën e Mançester Junajtidit.

Me dy gola për Divok dhe zero për Romelun. Për Origin, eksperienca në derbin e Milanos u ndal në minutën e 18-të të ndeshjes së parë në kampionat, të fituar 3-2 nga kuqezinjtë falë shkëndijave të Leaos dhe Giroud. “Djalli”, në ditët më të vështira, gjithashtu kapet pas momentit. Në një farë mënyre si Origi që kapet pas një goli për të bërë kthesën.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"