Dëmtimi në këmbë, përfundon sezoni për futbollistin e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 10:37

Dëmtimi në këmbë, përfundon sezoni për futbollistin e Liverpulit

Sezoni për mbrojtësin e Liverpulit, Xhoel Matip, ka përfunduar. Ai u dëmtua gjatë barazimit në derbin me Evertonin më 21 qershor, duke humbur ndeshjen pasardhëse kundër Kristal Palasit.

Joel-Matip-Football365

Dhe tani pranon gjatë një interviste për sajtin e klubit se nuk ka shanse që ai të rikthehet në fushë përpara përfundimit të sezonit pas problemeve në shputën e këmbës.

joelmatip3006

“Këtë sezon nuk do të jem sërish në fushë, por për tjetrin, shpresoj që të jem që prej fillimit dhe të jem një ndihmë direkte për skuadrën. Virxhil van Dajk, Dejan Lovren dhe Xho Gomez janë të vetmit qendërmbrojtës në dispozicion të trajnerit Jyrgen Klop për 7 ndeshjet e mbetura të Premier Ligës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"