Dëmtimi në gju, ja kur do të bashkohet Edon Hasani me grupin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 13:51

Dëmtimi në gju, ja kur do të bashkohet Edon Hasani me grupin

Edon Hasani vazhdon të mos jetë gati. Shkodrani është problemi i vetëm i Tiranës. Në këtë moment që flasim, lojtari është një nga futbollistët e paktë që nuk stërvitet me grupin, por në mënyrë individuale. 

edon hasanii

Dëmtimi në gju, gjatë takimit me Kukësin, rezultoi i rëndë dhe në këto kushte, ai humbi sfidat me Partizanin, Flamurtarin dhe Laçin gjatë vitit 2019.

edon hasani

Lojtari akoma nuk është bashkuar me grupin, edhe pse planifikohej që të ishte me ekipin që para Bylisit. Shkodrani i bardhebluve, me shumë mundësi, për të mos rrezikuar dëmtim të dytë, nuk do të luajë në tri ndeshjet e para të Superiores. Ai do të bashkohet me grupin vetëm pas 10 ditësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"