Dëmtimi i Hasanit, lojtari i Tiranës ka shans për të shmangur… operacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 21:42

Dëmtimi i Hasanit, lojtari i Tiranës ka shans për të shmangur… operacionin

Ndaj Partizanit Kale u ndëshkua me karton, ndaj do të jetë mungesë e sigurt. Gjithashtu, edhe Dunga ka dëmtim të rëndë për këtë arsye do të jetë jashtë për një kohë të gjatë. 

edon hasani

Edhe Hasani e ka humbur përballjen e së premtes dhe gjithashtu ndeshjet e dhjetorit. Edhe Osmani vijon që të ketë probleme dhe pak gjasa ka që të rikuperohet. Ndërsa për Kobinan, dyshimet janë që të ketë edhe një dëmtim të rikuperueshëm në kohë rekord.

Gazeta ka mësuar nga burime zyrtare pranë klubit se dje janë kryer rezonancat e Edon Hasanit dhe të Kobinasë. Për të dy është bërë një lexim paraprak, por sot do të ketë edhe përgjigjen e specializuar të dëmtimit që ka secili prej tyre. Paraprakisht, për Kobinanë stafi mjekësor i spitalit ka bërë me dije se bëhet fjalë për një dëmtim të përsëritur dhe ekzistojnë shanset që të rikuperohet në kohë rekord. Pse jo, për të pasur edhe ndonjë minutë në derbi. Për Hasanin, lajmi i madh është se nga konstatimet e para të rezonancës, mund edhe të shmanget operacioni.

Dëmtimi i tij kërkon të gjithë dhjetorin për t’u rikuperuar, por nëse lojtari do të jetë me fat, mund të konfirmohet edhe në përgjigjen e specializuar të stafit mjekësor që të mos ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Gjithsesi, bëhet fjalë për dëmtime njerëzore dhe jo gjëra të përllogaritura me saktësi kompjuterike, ndaj stafi mjekësor i Tiranës do të bëjë trajtim sa më të specializuar në mënyrë që futbollistët të kenë rikuperimin më të mirë të mundshëm dhe të gëzojnë shëndet të plotë, përpara se të rikthehen të stërviten me ekipin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"