Dëmtime, firma të munguara dhe dyshime, ja si paraqitet gjendja te Luftëtari para takimit me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 22:11

Dëmtime, firma të munguara dhe dyshime, ja si paraqitet gjendja te Luftëtari para takimit me Kukësin

Të hënën bluzinjtë u stërvitën në orën 13:00, teksa dyshja Çoçlli-Novi më së shumti punuan në aspektin tekniko-taktik. Ajo që shqetëson për momentin është mungesa e federimit të prurjeve të reja për shkak të penalizimit nga FIFA dhe faktit që ende nuk është gjetur një marrëveshje për t’u hequr dënimi. Në këto kushte, stafi teknik do t’i duhet të aktivizojë lojtarët e vitit 2019.

luftetari-bylis

Nga Luftëtari janë larguar emra si Hilgen Cerezo, Paraskevas Prikas, Andi Renja, Angelmo Vyent, Realdo Fili, Donald Rapo dhe Panajotis Paiteris. Ndërkohë, deri më tani janë afruar Rimal Haxhiu, Aleksandros Zaimi, Mikel Brahilika, Kabir Tahiraga, Arbër Mehmetllari, Arlis Shala, Robson Renan Robinho dhe Renato Spahiu, por që asnjë prej tyre nuk ka firmosur zyrtarisht kontratën për shkak të bllokimit të merkatos.

Në seancën e djeshme sulmuesi Aldrit Oshafi nuk u stërvit me grupin për arsye të gjendjes gripale, madje ka marrë dhe ndihmën e stafit mjekësor në spitalin “Omer Nishani”. Sulmuesi brazilian, Robson, që shihet si një nga prurjet më cilësore të merkatos, mungoi në seancën e djeshme. Në klub thonë se është i dëmtuar, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë larguar.

Ndërkohë, mesfushori Erald Hyseni dhe mbrojtësi Franc Lala janë në rikuperim e sipër, por gjithsesi nuk kanë asnjë mundësi për të qenë të gatshëm nesër ndaj Kukësit. Në total janë tri mungesa të sigurta, duke shtuar këtu edhe mbrojtësin Aurel Demo, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"